Vdes legjenda e Liverpoolit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Skocisë, Ian St John, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

John iu bashkua Liverpoolit nga ekipi i qytetit të vet, Motherëell, në vitin 1961 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 37.500 funte, dhe i zhvilloi 425 ndeshje për të kuqtë, duke i shënuar 118 gola gjatë një dekade, transmeton Gazeta Express.

Ai i fitoi dy tituj kampioni të Anglisë dhe e shënoi golin vendimtar për t’i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë trofeun e FA Cup për herë të parë në vitin 1965.

John e përfaqësoi Skocinë në 21 ndeshje dhe ishte trajner i Motherwell dhe Portsmouth.

Familja e John njoftoi: “Me zemër të thyer duhet t’ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të gjatë, e kemi humbur burrin, babanë dhe babagjyshin tanë”.

“Ai vdiq paqësisht në shtrat i rrethuar nga familjarët e vet”, njoftoi familja e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme