Vdes në malin e Olimpit alpinisti nga Maqedonia e Veriut

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Një alpinist nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në malin Olimp në Greqi, pasi kishte rënë në humnerë, me siguri pasi që paraprakisht ndihej keq.

Sipas informacioneve të korrespondentes e MIA-s në Athinë, bëhet fjalë për një grup prej rreth nëntë personave nga vendi ynë, të cilët po bënin alpinizëm në Olimp, burri ose është ndjerë keq ose kishte sulm në zemër pas çka ka rënë në humnerë, ndërsa autopsia në mënyrë shtesë do t’i konfirmojë arsyet e sakta për vdekjen.

Trupin nga humnera, me siguri e kanë nxjerrë alpinistët të cilët ishin së bashku me të, Alsat-M.

Në bartjen e trupit nga vendi i incidentit në shtëpinë alpiniste “Spilios Agapitos” që gjendet në lartësi mbidetare prej 2 mijë e 100 metrave kanë intervenuar 14 pjesëtarë të zjarrfikësve dhe të njësisë speciale të shpëtimit dhe të shërbimit kundër zjarreve nga Litohoro.

Të ngjashme