Vdes nëna e Gonzalo Higuainit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Nancy Zacarias, nëna e sulmuesit të Inter Miami, Gonzalo Higuain, ka vdekur dje në moshën 64-vjeçare.

Nëna e ish-sulmuesit të Napolit, Juventusit dhe Milanit vdiq nga një kancer i rëndë, të cilin e kishte luftuar për më shumë se katër vjet.

Sulmuesi i Inter Milanit është përpjekur në kohët e fundit t’i qëndrojë sa më pranë nënës së tij, duke udhëtuar drejt Argjentinës sa herë që gjendja e saj përkeqësohej.

Gonzalo dhe vëllai i tij Federico luajnë të dy në MLS. Ndërsa vëllai i tyre i Nicolas është edhe menaxher i tyre.

Në mars të vitit 2020, Nocilas kishte konfirmuar se Gonzalo kishte udhëtuar drejt Argjentinës për ta parë nënën e tyre që ishte tejet e sëmurë.

“Nëna jonë ka qenë shumë e sëmurë tash e katër vjet për shkak të kancerit dhe po e vazhdon betejën me të”, kishte shkruar ai në atë kohë.

Të ngjashme