Vdes nga Coronavirusi fizioterapeuti i Kombëtares së Shqipërisë

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kjo e hënë vjen me një lajm të hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar.

Nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares, i cili prej pak kohësh po luftonte me virusin famëkeq.

Ai ndodhej i intubuar prej disa ditës. Lajmin e trishtë e dha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një mesazhi të ndjerë në Facebook.

Postimi i Dukës:

“Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njohu dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qenë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerëzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

Të ngjashme