Vdiq trajneri që ndihmoi në ngritjen e volejbollit të Kosovës

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 14:41 | Nga

Jusuf Bytyqi, trajner shumëvjeçar që ndihmoi në ngritjen e volejbollit të Kosovës, ka vdekur sot.

“Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka marrë lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtarit të bordit të FVK-së, Jusuf Bytyqi. Ai do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit”, thuhej në njoftimin e FVK-së.

“Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së. Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK shpreh ngushëllimet e sinçerta për familjen Bytyqi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin”, thuhet më tej.

Varrimi i Bytyqit bëhet në fshatin e lindjes në Mirash të Ferizajt, të shtunën në orën 17:00.

Bordi i FVK-së ka marrë vendim që në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së të ndjerit Bytyqi, të pezullojë të gjitha aktivitetet për tre ditët e ardhshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme