Vecino: Brozoviç lojtari më i mirë i Interit

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Uruguaiani i Interit, Matias Vecino ka thënë se Marcelo Brozovic është lojtari më i mirë që ka skuadra, ndërsa zbuloi se Borja Valero është shoku i tij më i ngushtë në San Siro.

28-vjeçari ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon, ku për konkurrencë ka emra si Stefano Sensi dhe Nicolo Barella.

Ai ka folur për lojtarin më të mirë në skuadër dhe shokun e ngushtë.

“Marcelo është, për mua, lojtari më i mirë që kemi në skuadër”.

“Nga jashtë, ju mund të merrni një imazh që është i ndryshëm nga realiteti. Marcelo është një djalë special”, ka treguar Vecino.

Vecino u largua nga Fiorentina në gusht të vitit 2017 një muaj pasi Borja Valero kishte lëvizur në të njëjtin drejtim dhe që atëherë ata ndajnë një dhomë kur luajnë jashtë shtëpisë me Nerazzurrët.

“Që kur erdha në Itali, e marr me vete”, thotë ai me shaka. “Ne kemi luajtur së bashku në Fiorentina dhe pastaj këtu”.

“Ai është shoku i skuadrës me të cilin kam ndarë më së shumti momente. Ai jeton afër dhe ne gjithashtu ndajmë një dhomë së bashku”, ka treguar Vecino.

Të ngjashme