Vedat Muriqi do të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi do të jetë kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Malit të Zi.

Kosova ka udhëtuar drejt Malit të Zi, pasi do të luajnë në Podgoricë ndeshjen e vlefshme të Grupit A për kualifikimet e Euro 2020.

Megjithatë, ekipi i Bernard Challandes do të ketë mungesa të shumta në këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet sot (e premte) nga ora 20:45.

Mungesat e Dardanëve korrespondojnë edhe me mungesën e kapitenëve në ekip, pasi Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, të gjithë janë të lënduar.

Përveç këtyre tre futbollistë që e kanë mbajtur në të kaluarën shiritin e kapitenit, edhe portieri Samir Ujkani do të jetë në bankën rezervë dhe Kosovës i duhet një kapiten i ri ndaj Malit të Zi.

Shiritin e kapitenit në ndeshjen e sotme është vendosur të mbaj sulmuesi shtatlartë prizrenas, Vedat Muriqi.

Muriqi njihet si një lojtarë që lufton shumë dhe e ndjen shumë fanellën, ndërsa ka qenë lojtar i përfaqësueses në të gjitha grupmoshat. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme