Vedat Muriqi e nis mbarë në La Liga, shënon për Mallorcan

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriq, ka arritur që ta shënojë golin e parë për ekipin e ri, Mallorca.

Futbollisti i Kosovës ka shënuar në minutën e 67-të nga penallti për t’ i dhënë epërsi 2:1 Mallorcas përballë Cadiz.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mallorcan, pasi e largon nga zona e rrezikshme, dhe është fitorja e parë pas pesë javëve.

Muriqi edhe në takimin e parë debutues për Mallorcan, për Kupë, zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa sot e kurorëzoi edhe me gol.

Të ngjashme