Vedat Muriqi, figura kryesore e fanellave të reja të Fenerbahçes

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Fenerbahce ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2020/21.

Skuadra turke, si pjesa tjetër e skuadrave, ka vendosur që të zbulojë fanellat me të cilat do të garojë për sezonin e ri.

“Adidas ka krijuar fanellat e me moton ‘Dashuria nuk njeh kufij’. Me vijat e kaltrat dhe arta, fanella tashmë gjendet në dyqanet zyrtare të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Pjesë kryesore e prezantimit të fanellave nga skuadra e Superligës së Turqisë është reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Fenerbahce e vlerëson lartë sulmuesin prizrenas edhe pse në këtë verë mund të kalojë të Lazio për një shumë rreth 16 milionë euro.

Të ngjashme