Vedat Muriqi po rritet vrullshëm, njëjtë si Kosova

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Pas një goditjeje nga këndi të Besar Halimit, shtatlarti Vedat Muriqi u shkëput në zonë. Kërceu më lart se portieri, ndërsa topi e goditi në pjesën e prapme të kokës dhe përfundoi në rrjetë.

Goli i Muriqit barazoi shifrat në 2:2, në miqësoren dramatike me Letoninë, që u fitua nga Kosova me rezultatin 4:3. Ajo ndeshje u luajt në një fazë kalimtare të Kosovës, më 13 nëntor 2017 në Mitrovicë, por doli të jetë pikë kthese në rrugëtimin e përfaqësueses. Kosova më pas lidhi 15 ndeshje pa humbje, ndërsa seria e jashtëzakonshme përfundoi të martën mbrëma në Southampton, ku Kosova pësoi nga Anglia me shifrat 5:3, shkruan sot Koha Ditore.

Është rritur shumë Kosova që nga ajo natë e freskët në stadiumin buzë lumit Ibër. Nga një përfaqësuese inferiore evropiane, Kosova është bërë përfaqësuese që po synon kualifikimin në Evropian, në përpjekjen e parë. Kundërshtarë të mëdhenj kanë rënë para Kosovës e të tjerë pritet të bien. Bashkë me Kosovën – ndoshta më së shumti prej lojtarëve, sidomos në periudhën e fundit – është rritur edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Muriqi është rritur shumë si lojtar e Kosova është rritur shumë si përfaqësuese. Të paktën në dy ndeshjet e fundit, sulmuesi prizrenas ka udhëhequr në fushë përfaqësuesen. Është vlerësuar se ka paraqitur në mënyrë të drejtë fytyrën e Kosovës aktuale, ekipit plot entuziazëm e pasion dhe që lufton deri në fund për çdo top.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme