Vedat Muriqi theu rekord që në debutim me Mallorcën në La Liga

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi ka thyer rekord qysh në debutimin e tij me Mallorcan.

Sipas statistikave zyrtare të Opta, faqe e specializuar për statistika, Muriqi ka marrë pjesë në 22 duele ajrore në përballjen e djeshme të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecano, derisa 15 prej tyre i ka fituar, përcjell FrontOnline.

Ky ishte rekord për këtë sezon në të gjitha garat në Spanjë.

Sulmuesi kosovar gjithashtu mori notën më të lartë nga të gjithë nga SofaScore, 7.1.

Megjithatë, ekipi i tij, Mallorca u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Rayo Vallecano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme