Vedat Muriqi zbulon sekretin e madh mes tij dhe Kombëtares së Turqisë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke kaluar formën më të mirë në karrierë.

Ai ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbaçen në Superligën e Turqisë.

Me paraqitjet e tij ai ka marrë zemrën e miliona tifozëve të skuadrës së famshme turke.

Pas fitores 5-1 kundër Konyaspor, Muriqi ka zbuluar se ka menduar të luaj për Kombëtaren e Turqisë, para se të zgjedhte Kosovën.

25 vjeçari ka zbuluar një detaj interesant nga koha kur luante te Giresunspor.

“Trajneri i Turqisë U21 atë kohë, Abdullah Ercan, më ka ndjekur nga afër sa isha te Giresunspori. Procesi për dokumentacion zgjati shumë dhe mua më erdhi ftesa nga Kombëtarja e vendit tim dhe unë e pranova” deklaroi Muriqi.

Ndryshe, sulmuesi prizrenas ka zhvilluar 23 ndeshje me Kosovën dhe është golashënuesi më i mirë me 8 gola. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme