Vela në Barcelonë, “të shohim çfarë do të ndodh”

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Ylli i LAFC ka refuzuar të përgjigjet se a do të kaloj në Camp Nou, por ka insistuar se është i lumtur me sezonin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Carlos Vela do të pret “çfarë do të ndodh” pas raporteve që e lidhin atë me një kalim të befasishëm në Barcelonë.

Skuadra spanjolle është shkruar se janë duke kërkuar një sulmues këtë muaj për të rritur kualitetin për paraqitje më të mirë në La liga dhe Ligën e Kampionëve, me sulmuesin e LAFC Vela që është një kandidat i mundshëm.

Gazeta katalunase, “Sport” ka shkruar se Barça ka arritur marrëveshje me meksikanin dhe planifikon që të nënshkruaj fillimisht një marrëveshje huazimi me mundësi blerje.

Por, ish lojtari i Arsenalit dhe Real Sociedadit nuk ka dashur të thotë se a do të largohet apo jo nga skuadra e tij momentale, edhe pse ka shtuar se ai është i lumtur në Los Angeles.

“Këto janë probleme të klubeve dhe agjentëve”, tha Vela për ESPN. “Jam i relaksuar, po punojë për ndeshjet parasezonale dhe gjëja që është me e rëndësishme është se jam i mlumtur këtu ku jam. Në të ardhmen do të presim dhe të shohim çfarë do të ndodh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme