Vëllau i Arbër Zenelit, Besforti shkëlqen në ndeshjen e parë në Suedi me dy gola

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Besfort Zeneli e ka nisur mbarë sezonin e ri të futbollit në Suedi, duke shënuar dy gola që në ndeshjen e parë, transmeton Gazeta Metro.

Elfsborg, skuadra ku aktivizohet vëllau i Arbër Zenelit, Besforti, ka shënuar fitore në udhëtim te Osters në kuadër të kampionatit për grumposhat U19.

Elfsborg shënoi fitore të pastër me rezultatin 3-0, teksa mesfushori nga Kosova shënoi dy herë në minutat 46 dhe 60, kurse goli i tretë u shënua nga Kevin Liimatainen në minutën e 82’të.

17 vjeçari nga Mitrovica ende nuk ka zgjedhur se kë të përfaqësoj në arenën ndërkombëtare, teksa vëllau i tij Arbëri tashmë është një nga lojtarët kryesor te Kosova.

Të ngjashme