Vëllaznimi e Ballkani kalojnë në gjysmëfinale

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Vëllaznimi dhe Ballkani kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjakovarët fituan 1 me 0 ndaj Dritës në një ndeshje të zhvilluar në Gjakovë. Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi Tun Bardhoku në minutën e 42-të.

Ballkani në anën tjetër fitoi pas vazhdimeve ndaj Kikës, duke e mposhtur 1 me 0 me golin e vetëm të realizuar nga Edi Maksutaj në minutën e 115-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme