Vendasit marrin tre pikë në ndeshjet e sotme të Superligës, Gjilani lideri i ri i tabelës

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar tre ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kanë marrë fitore ekipet vendase.

Gjilani ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat të bindshëm 3-0 dhe është zhvendosur në vendin e parë.

Tomislav Busic (41′),  Bedri Geca (72′) dhe Gerhard Progni (85′) i siguruan tre pikë skuadrës së Gentjan Mezanit.

Ndërkohë, Drenica ka mposhtur Dukagjin me rezultat 3-0 falë dy golave të Harmon Gbowea (88′) dhe Diar Mustafës (56′).

Edhe Trepça ’89 mori një fitore të përvuajtur por shumë të vlefshme përballë Ferizajit.

‘Xehetarët’ triumfuan me rezultat minimal me golin e Leart Eminit (17′).

Tabela

Të ngjashme