Vendi dhe ora përballjes së shumëpritur ndërmjet Khabib e Gaethje

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përballen sonte në kuadër të UFC 254.

Dy yjet e MMA-së do të përcaktojnë sonte se kush do të jetë kampion i peshave super të mesme.

The Eagle ende nuk di se çfarë është humbja apo barazimi, pasi deri më tani ka 28 triumfe, për dallim nga Gaethje që ka 22 fitore, dy barazime, mirëpo asnjë humbje.

Dyshja kanë përfunduar të premten matjet zyrtare, derisa Khabib dyshohet se nuk e kishte peshën e duhur, mirëpo që ia doli mbanë.

Dagesatanezi arriti në peshën e 70 kilogramëve, për takimin që zhvillohet sonte (e shtune) nga ora 20:00 në Abu Dhabi, Ishullin Yas.

Për të pestën herë, dyshja nuk e kishin arritur akordin për t’u përballur mes vete, derisa kjo është hera e gjashtë dhe duket se do të realizohet.

Të ngjashme