Vendimi i çuditshëm i Zidane, zhvilloi ndeshje në “Alfredo di Stefano”

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare.

Ndeshjet e mbetura në La Liga, Real Madridi nuk do t’i luajë në “Santiago Bernabeu”.

Një ndër stadiumet më të mira në botë është duke u rinovuar, punët kanë nisur me t’u ndërprerë futbolli për shkak pandemisë dhe ideja Realit është që të vazhdojnë ato në pjesën e fushës deri në shtator, me shpresën se do të përfundojnë për të nisur sezonin e ri.

Kështu, shtëpia e radhës e skuadrës së Zinedine Zidane do të jetë stadiumi “Alfredo di Stefano”, ku luan ekipi i dytë, Real Madrid Castilla.

Për të njohur më mirë shtëpinë e tyre të re, Zizu vendosi që të shtunën të zhvillojë një ndeshje, duke ndarë skuadrën në dy ekipe.

Real Madrid është në vendin e dytë, dy pikë prapa Barça.

Ndeshjen e radhës ata do ta zhvillojnë në shtëpi të dielën kundër Eibar, me 14 qershor nga ora 19:30.

Të ngjashme