Vendimi i qeverisë spanjolle e rrezikon Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Qeveria spanjolle e konfirmoi të martën se kushdo që udhëton nga jashtë Spanjës do të duhet të vetëizolohet për 14 ditë shkaku i koronavirusit, gjë që bie ndesh me planet e UEFA-s për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve planifikohet të kthehen në gusht. Përderisa në garë janë ende edhe tri klube spanjolle, udhëtimi i klubeve nga vendet jashtë Spanjës është i detyrueshëm për zhvillimin e ndeshjeve.

Të martën, qeveria spanjolle e bëri publik planin për muajt e ardhshëm lidhur me zbutjen e masave të ndërmarra shkaku i koronavirusit. Aty u konfirmua se kushdo që udhëton nga jashtë Spanja do të duhet të vendoset në karantinë për 14 ditë kur të hynë në Spanjë.

Kjo ta bënte të pamundur që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen, pasi që klubet që do të udhëtonin në Spanjë për të luajtur kundër klubeve spanjolle do ta kenë të pamundur të vetëizolohen për dy javë, në pritje që ta zhvillojnë një ndeshje.

Në këtë vendim të qeverisë spanjolle përjashtohen vetëm punëtorët e kufijve, transportuesit dhe profesionistët mjekësorë, por jo edhe mjekësorë.

Kjo do të thotë që klubet do të duhet ta gjejnë ndonjë mënyrë për të marrë leje speciale nga qeveria spanjolle, përndryshe zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të jetë i pamundur.

Të ngjashme