Venger me një surprizë për Shkodran Mustafin

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 13:41 | Nga

Gjatë një konference të dhënë së fundmi, trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman, Shkodran Mustafi.

Ai ka nënvizuar se Arsenali do të bëjë disa përforcime mjaft të rëndësishme në repartin e mbrojtjes.

“Besoj se është më mirë të mos flasin për futbollist individual, por ne jemi të gatshëm të shpenzojmë paratë që kemi në dispozicion.

Është shumë e vështirë të identifikoni futbollistë dhe ju keni plot shembuj në Angli që janë shpenzuar para të mëdha në qendërmbrojtës, por pa sukses.

Është me rëndësi që paratë të shpenzohen në mënyrën e duhur, jo paratë e mia”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme