Vera e vërtetë po fillon, futbolli po rikthehet

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Fundi i pritjes së gjatë pa futboll konkurrues po shkon drejt fundit.

Tifozët e futbollit në Evropë kanë përjetuar një verë të nxehtë nga spekulimet në tregun e transferimeve, në pritje të sezonit të ri.

Por, muaji gusht i jep fund kësaj pritje, dhe gjithçka fillon me datën 3 të këtij muaji.

Më 3 gusht, luhet Superkupa e Gjermanisë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich dhe Supekupa e Francës mes PSG dhe Rennes.

Një ditë më pas, radha vije për Superkupën e Anglisë,  mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Më 9 gusht zyrtarisht fillon Premierliga, dhe java e parë e saj dhuron derbin mes Manchester United dhe Chelsea.

Më 16 gusht, fillon La Liga dhe Bundesliga, ndërsa një javë më pas, fillon edhe Serie A./Lajmi.net/

Të ngjashme