Verratti do Barcelonën, refuzon 12 mln euro në vit nga PSG-ja

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 10:58 | Nga

Marco Verratti bëri një ndalesë në pushimet e tij në Ibiza dhe ka udhëtuar për në Paris, ku ka takuar në kryeqytetin francez krerët më të lartë PSG-së, të cilët i kanë ofruar një përmirësim të konsiderueshëm në pagë, 12 milionë në vit, sipas “Mediaset”.

Lojtari italian ka si qëllim të madh kalimin te Barcelona sezonin e ardhshëm. Ai ka dëgjuar ofertën e PSG-së, por përsëriti se dëshira e tij është që të largohet nga klubi francez për të nënshkruar me Blaugrana.

Verratti u takua me presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Antero Henrique, në samitin e mbajtur në Paris.

Liderët e klubit këmbëngulën se ai ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk do ta lejojnë të largohet nga PSG-ja. Klubi blaugrana vlerëson të gjitha lëvizjet e lojtarit, i cili është i angazhuar personalisht për largimin e tij nga kryeqyteti francez. Më 4 korrik, PSG-ja pritet t’i kthehet trajnimit, por Verratti nuk do të marrë pjesë në ditën e parë të stërvitjes parasezonale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme