Verratti ëndërron të luajë me Messin

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 20:40 | Nga

Marco Verratti mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, pavarësisht deklarimeve të tij se është i lumtur te Paris Saint-Germaini, raportojnë mediet në Spanjë.

Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, italiani i ka thënë bashkëlojtarëve të tij se është i lumtur në kryeqytetin francez, por se ëndrra e tij mbetet të luajë përkrah yjeve si Lionel Messi e Andres Iniesta.

Për 24-vjeçarin e mesfushës interesim së fundmi kanë shprehur edhe Chelsea dhe Bayern Munich.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme