Verratti kalon nën menaxhimin e Raiolas

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 10:53 | Nga

Marco Varretati i bashkohet bordit të Mino Raiolas. Mesfushori i PSG-së ka shkëputur bashkëpunimin me menaxherin e tij, pas polemikave të krijuara mes tij dhe klubit parizien, për një kalim të mundshëm te Barcelona.

Italiani përmes një postimi në Instagram ka falenderuar Donato Di Campli për punën që ai ka zhvilluar ndër vite më 24-vjeçarin dhe njofton se tashmë i vetmi persona që mund të flasë për interesat e tij sportive është Mino Raiola.

Qershorin e kaluar Di Campli akuzoi drejtuesit e PSG-së se po e mbanin të burgosur klientitn e tij, fjalë këto që u përgënjeshtruan nga ana e Verrattit, ndërkohë pas dere qëndronte Barcelona duke e ndjekur me kujdes situatën nga afër.

Te PSG pas këtij lajmi mund të lindi një frike nëse do t’ia dalin dot ta mbajnë mesfushorin edhe për një tjetër sezon. Sepse dihet që Mino Raiola është nga ata menaxher i cili marrëveshjet e rëndësishme i çon deri në fund.

Ndoshta dhe një bashkëpunim i tillë mes dy personave mund të ketë ardhur pikërisht për këtë arsye, për ta transferuar mesfushorin te Barcelona. Nuk dihet se cfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por për momentin Marco Verratti është futbollisti i radhës që i bashkohet bordit të menaxherit të famshëm, Mino Raiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme