Verratti mungon katër deri në gjashtë javë

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Sky Sport Italia raporton se mesfushori i Paris Saint-Germai, Marco Verratti ka pësuar një lëndim në ligament dhe do t’i nevojiten katër deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar.

Këto janë pa dyshim lajme të këqija për trajnerin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, i cili priste që Verrati të ishte i gatshëm për Kampionatin Evropian dhe ndeshjen hapëse ndaj Turqisë më 11 qershor.

Mesfushori pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes të së enjtes.

Sky Sport Italia tani raporton se ekzaminimet mjekësore zbuluan se ish-futbollisti i Pescaras do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

Verratti tani është në dyshim për Kampionatin Evropian të këtij viti, ku Italia gjendet në grup me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në grupin A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme