Verratti po ia humb durimin Barcelonës

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 17:01 | Nga

Barcelona nuk e pret përjetësisht mesfushorin Marco Verratti. Klubi katalanas ka vendosur një afat për vendimin e italianit për t’u transferuar apo jo në “Camp Nou”, sepse nuk është gati të heqë dorë nga çdo synim tjetër i merkatossë verës.

Gazeta “Sport” shkruan se 4 korriku është afati i fundit i pritjes për yllin e PSG-së, që do të thotë se pas kësaj date Barcelona do të vijojë punën për gjetjen e një mesfushori tjetër.

4 korriku është dita kur Verratti duhet të kthehet në Paris për të nisur fazën përgatitore dhe, nëse do ta bëjë këtë, do të jetë vendimi i tij përfundimtar për të qëndruar në Ligue 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme