Verratti pranë rinovimit me PSG-n

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Marco Verratti është në negociata të avancuara për të rinovuar kontratën të paktën edhe për dy vite me skuadrën e PSG-s.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”. Verratti aktualisht ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2021, por drejetuesit e klubin duan ta mbajnë mesfushorin italian edhe për disa vite tjera,

Verratti te PSG-ja, është transferuar në vitin 2012 nga Pescara për 12 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin francez ka fituar gjashtë tituj kampioni në Ligue 1.

Këtë edicion, Verrati ka regjistruar katër paraqitje në kampionat, duke dhënë një asistim. Ai gjithashtu është edhe pjesë e Përfqësueses së Italisë, ku deri më tani ka shënuar tri gola në 34 paraqitje.

Të ngjashme