Veseli futbollistëve të Përfaqësueses: Nga 100 mijë euro nëse kualifikoheni në Botëror

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 17:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përsëritur premtimin e tij për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, të cilët do të shpërblehen në rast të suksesit në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

“Për secilin lojtar, për suksesin tuaj eventual, do të ketë shpërblim nga 100 mijë euro”, u ka thënë futbollistëve Veseli, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mos e merrni këtë si një ngarkesë, por si mbështetje dhe si përkujdes të shtetit ndaj jush. Fitoni, sepse njerëzit këtu po besojnë tek ju. Keni luajtur mjaft mirë ndaj Finlandës. Lojtaret ishin entuziastë për lojën ndaj Kroacisë, ndërsa unë bashkë me mijëra tifozë do t’i përcjellim dhe do t’iu japim përkrahje në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. ”, ka shtuar Veseli, i cili qëndroi në Drenas, ku Përfaqësuesja e zhvilloi stërvitjen e sotme.

Të ngjashme