Veseli: Koha e Kosovës në futbollin botëror po vjen

Mitrovicë | 13 Nën 2017 | 21:59 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas fitores së sotme të Kosovës ndaj Letonisë, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, u shpreh se koha e Kosovës në futbollin botëror po vjen.

“Rikthim sensacional dhe fitore e merituar e djemve tanë në përballjen e sotme ndaj Letonisë, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë. Çdo fillim është i vështirë, siç ishin kualifikimet për në Botërorin 2018. Por, themelet janë vendosur. Djemtë tanë treguan karakter dhe shpirt luftarak, treguan se koha e Kosovës në arenën futbollistike botërore po vjen. Gëzuar!”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Triumfi i Kosovës në miqësoren ndaj Letonisë është fitorja e parë e përfaqësueses sonë në ndeshje zyrtare pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme