Veseli: Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 20:47 | Nga

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka pritur përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka arritur sot në Kosovë, pas barazimit të marrë në Turku të Finlandës.

Ai ndër tjera e ka quajtur edhe “Brazil i Vogël” përfaqësuesen e Kosovës, sa i përket talenteve.

“Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Loja e parë e tyre është dëshmi e fortë se Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë për disa kombëtare”, ka shkruar Veseli.

Ai tutje ka siguruar lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin se shteti i Kosovës do t’i shpërblej të gjitha sukseset e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme