Veseli: Muhamet Ramadani i cili ia zbardhi fytyrën Kosovës

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar Muhamet Ramadanin atletin e parë i cili fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles.

Krenar me Muhamet Ramadanin, i cili ia zbardhi fytyrën Kosovës si atleti i parë kosovar që fitoi medalje të artë në një garë të nivelit evropian të atletikës për hedhjen e gjyles.

“Fal investimeve që kemi bërë në terrene e mjete sportive, rrogave që kemi ngritur dhe shpërblimeve që kemi ofruar, numri i medalistëve tanë ka për tu rritur. “

“Po ashtu, ligji i sponsorizimeve ka çelur rrugën për më shumë fonde për sportin, por nuk do të ndalemi me kaq. Do japim maksimumin që të rinjtë tanë ta shpërfaqin talentin dhe ti realizojnë ëndrat këtu në Kosovë.”

Të ngjashme