Veseli optimist për fitoren e Kosovës në Azerbajxhan

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 17:49 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka uruar suksese futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen që do ta zhvillojnë sonte ne Azerbajxhan.

Veseli ka thënë se ndihet krenarë me futbollistët e Kosovës, ndërsa shprehet optimist për suksese të vazhdueshme të futbollistëve kosovarë.

“Shumë suksese Përfaqësueses së Kosovës në Futboll që sot në Azerbajxhan e nis rrugëtimin në garën e Ligës së Kombeve. Sikur edhe në çdo ndeshje, edhe sot ne ndjehemi krenarë me ta. Në ndeshjen e radhës, të hënën, do t’i mbështesim me kënaqësi në Prishtinë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme