Veseli tregon “shkathtësitë” e tij në pingpong

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka treguar “shkathtësitë” e tij edhe në sportin e pingpongut.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut ka zhvilluar duele me pingpongistet profesioniste.

Ekonomia Online sjell disa foto nga momentet e duelit që u zhvilluan në sheshin “Nëna Terezë” në kryeqytet.

Kryetari i Federatës së Pingpongut, Nehat Çitaku, ka thënë se Kosova po e shënon këtë ditë për herë të dytë.

Ai ka thënë se kjo ngjarje është shënuar me qëllim të sensibilizimit dhe promovimit të sportit të pingpongut.

“Qëllimi është që të gjithë qytetarët pavarësisht moshës të kenë mundësi të luajnë me lojtarët që janë aktiv, këta janë lojtarët më të mirë të Kosovës. Kjo mundësi sot është gjatë gjithë ditës deri në orën 19:00 do të jetë ky aktivitet”, ka thënë Çitaku, duke  falënderuar Komunën e Prishtinës që ia mundësuan të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

E për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të këtij sporti, ka folur Ilirjana Haliti, pingpongiste e reprezentacionit të Kosovës.

“Pavarësisht sfidave të cilat i kalojmë ne si lojtarë, vullneti për t’u marrë me këtë sport nuk na mungonë. Marrim pjesë në lojëra të ndryshme ndërkombëtare dhe përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është hera e dytë që ne organizojmë ditën ndërkombëtare të pingpongut dhe kjo është një ndjenjë e mirë kur luan pingpong me qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Haliti.

Gjatë ditës së sotme qytetarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e këtij aktiviteti për të cilët organizatori ka përgatitur nga një certifikatë.

Të ngjashme