Veseli vlerësohet pas fitores së thellë të Empolit

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 12:41 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veseli ka rikthyer formën e tij më të mirë. Ai po e ndihmon skuadrën e tij Empolin drejt rikthimit në kampionatin italian Serie A.

Empoli ka shënuar fitore të thellë 4-0 në derbi ndaj Palermos duke u ngritur në pozitën e parë në Serie B. Veseli ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti gjatë 90 minutave duke shkëlqyer në mbrojtje.

Mediat italiane e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e reprezentuesit shqiptar natën e mbrëmshme.

“I sigurtë në çdo dyluftim dhe ka neutralizuar sulmuesit e Palermos. Shqiptari jep garanci për të ardhmen”, thuhet në vlerësimin e Veselit.

Pas fitores ndaj Palermos, Empoli është ngritur në pozitën e parë në tabelë me 43 pikë sa ka edhe Palermo e Frosinone.

25-vjeçari iu bashkua Empolit nga Lugano dhe ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme