Vështirë për Prishtinën e Llapin në çerekfinale të Kupës

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja më interesante e kësaj faze do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli do ta presë pret kandidaten e titullit e Kupës, Prishtinën. Për prishtinasit ky udhëtim pritet të jetë tepër i vështirë pasi “Nikli” i ka humbur shpresat për titull dhe Kupa ka mbetur rruga e vetme e tij për kualifikim në gara evropiane.

Pikërisht përmes Kupës Evropën e synojnë edhe Llapi e Trepça ’89, të cilat do të takohen në Mitrovicë.

Istogu do të luaj ndaj A&N, derisa dueli tjetër është ai mes Dukagjinit dhe Drenicës.

Këto ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 16 dhe 17 mars.

Faza çerekfinale e Kupës së Kosovës – Çiftet

Feronikeli – Prishtina

Trepca’89 – Llapi

Istogu – A&N

Dukagjini – Drenica

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme