Vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e Haalandit

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland do të jetë ylli i brezit të ri të lojtarëve të futbollit, sipas Mino Raiolas, menaxherit të tij i cili thotë se vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e tij.

Haalandi është vëzhguar nga shumë ekip të mëdha botërore, pas paraqitjeve mahnitëse në Red Bull Salzburg, para se të vendoste t’i bashkohej Dortmundit në janar të vitit 2020, transmeton Gazeta Express.

Çmimi i 20-vjeçarit është rritur vazhdimisht që prej kalimit të tij te gjiganti i Bundesligës, pasi i ka shënuar 43 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.

Raiola pretendon se Haaland është pasardhës i Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovicit dhe thotë se çdo klub dëshiron ta transferojë.

“Është e qartë se të gjithë e shohin Erlingun si njërin prej yeje të mundshëm të së ardhmes, sepse është e vështirë të bësh çfarë po bën ai në këtë moshë dhe në këtë nivel”, tha Raiola.

“Vetëm 10 klube në maksimum mund ta përballojnë blerjen e Haalandit, katër prej të cilave janë klube angleze”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme