Vetëm 26 për qind e tifozëve të Arsenalit e dëshirojnë Xhakën kapiten

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka po kalon momentet më të vështira në karrierën e tij.

Kapiteni i Arsenalit vazhdon të marrë një lumë kritikash pas veprimit të djeshëm, ku hodhi në tokë shiritin e kapitenit dhe më pas edhe fanellën, pas vërshëllimave që merrte nga tifozët.

Sky Sports ka realizuar një sondazh në Twitter, me pyetjen nëse Xhaka duhet të mbetet edhe më tutje kapiten.

Në votimin e rreth 100 mijë votuesve, vetëm 26 për qind i kanë dhënë përkrahje mesfushorit nga Kosova, ndërsa 74 për qind mendojnë se duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.

Xhaka ende nuk ka dalë të paktën me një deklaratë që prej veprimit të tij.

https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/10/Xhaka.jpg

Të ngjashme