Vetëm barazim për Arsenalin ku futbollisti shqiptar u bë protagonist

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka marrë një pikë në udhëtim te Leed United.

Arsenali i Mikel Artetës ka barazuar 0-0 me Leed United, për të marrë vetëm një pikë.

Ndeshja ishte me shumë aksione dhe e tensionuar kohë pas kohe, me raste nga të dyja anët, por portat mbetën të paprekura.

Arsenali luajti me 10 lojtarë nga minuta e 52-të. Pepe është përjashtuar me të kuq, pasi goditi me kokë mesfushorin shqiptar të Leeds United, Ezgjan Alioski.

Pas konsultimeve me VAR, gjyqtari i ndeshjes e vlerësoi si veprim për të kuq, duke e përjashtuar nga loja sulmuesin e Arsenalit.

Leed tentoi të shfrytëzojë epërsinë numerike, por nuk ia doli deri në fund dhe sfida u mbyllë me rezultatin që edhe filloi, 0-0. 

Të ngjashme