Vetëm barazim për Man Unitedin

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Manchester United është ndalur në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë mundur të marrinë më shumë se një pikë në udhëtim e Everton, sfidë që përfundoi me rezultatin 1-1, raporton Gazeta Express.

Dominic Calvert-Lewin i befasoi mysafirët që në minutën e tretë, duke e kaluar ekipin e Carlo Ancelottit në epërsi.

Por, para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në minutën e 31’, Bruno Fernandes shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë, si vendasit, ashtu edhe mysafirët, u munduan me të gjitha forcat për të ndryshuar ndeshjen. Madje, rastet më të mira i kishin në fund të takimit, derisa Evertoni edhe shënoi në minutën e 90-të, por VAR anuloi golin për pozitë jashtë loje dhe gjithçka u mbyllë 1-1.

Pas këtij barazimi, United mbetet tri pikë larg zonës Champions League, derisa Evertoni mbetet në pozitën e 11 me 37 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme