Vetëm Real Madridi dhe Bayerni qëndrojnë më mirë se Milani

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Vetëm Real Madridi dhe Bayern Munichu mburren me statistika më të mira se Milani në vitin 2020, pasi Rossonerët mblodhën 79 pikë në vitin kalendarik.

Tuttosport raporton se numri i pikëve i skuadrës që drejtohet nga Stefano Pioli pas 35 ndeshjeve këtë vit është më i mirë vetëm pas kampionit të La Ligës, Real Madridit dhe atij të Bundesligës Bayern Munichut në top pesë ligat evropiane.

Real Madrid mblodhi 82 pikë në 35 ndeshje dhe Bavarezët morën 79 pikë – e njëjta shifër si Milani, por në vetëm 30 ndeshje.

Liverpool është i katërti me 76 nga 34 ndeshje, me Porton në të pestin me 69 në 30 takime dhe Paris Saint-Germain me 56 në 26 ndeshje.

Milani në këtë edicion është në garë për titull, gjë që nuk e kanë bërë që nga viti 2011. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme