Veton Berisha infektohet me Coronavirus, skuadra futet në karantinë

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Veton Berisha është infektuar me koronavirus, raporton “Afenbladet”.

Futbollisti që luan te klubi norvegjez Viking ka dal pozitiv në testet e fundit që janë bërë dhe si rrjedhojë e gjithë skuadra e Vikingut duhet të karantinohet.

Stafi i trajnerëve nuk duhet të karantinohet pasi nuk pati kontakt të njëjtë të afërt siç patën lojtarët në fushën stërvitore, ka thënë trajneri i Vikingut, Bjarne Berntsen.

Veton Berisha është vëllai i yllit të Kosovës, Valon Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme