Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të stinorit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Piloti gjerman Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të vitit, pasi nuk ka arritur marrëveshje me krerët e ekipit italian për ta vazhduar kontratën, shkruan BBC.

E ardhmja e Vettelit, kampionit të katërfishtë, në Formula 1 është në dyshim. Gjermani 32-vjeçar mund të vendosë të kalojë te McLareni.

Ndërkohë si zëvendësues i Vettelit te Ferrari po shihet spanjolli Carlos Sainz, piloti aktual i McLarenit.

Vettel kishte fituar titullin e kampionit të Formula 1 katër vjet rresht, si pjesë e Red Bullit, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme