Vidal-Inter, finalizimi javën e ardhshme

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal pritet të bëhet lojtar i Interit javën e ardhshme.

Sport Mediaset raporton se mesfushori do t’i kryejë testet mjekësore në Milano të mërkurën, por ende ka për të negociuar me Barcelonën për lirimin nga kontrata.

Kiliani ka edhe një vit kontrata me klubin nga ‘Camp Nou’ dhe shpreson të gjejë marrëveshje për ta lënë atë lojtar të lirë.

Vidal është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018.

Ai ka bërë 96 paraqitje, ka shënuar 11 gola.

Të ngjashme