Vidal kërkon pagë marramendëse në Inter

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Mes lojtarëve të ndjekur nga Interi për sezonin e ardhshëm është edhe mesfushori i Barçës, Arturo Vidal.

Kiliani është në krye të listës së Conte-s për të përforcuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe klubi zikaltër po negocion me katalonasit, me të cilët po diskutohet edhe operacioni Lautaro Martinez.

Një njeri afër Vidal ka zbuluar për La Cuarta atë që po ndodh në prapaskenë:

“Arturo Viddal ka folur më shumë se një herë me Conten. Është një lojtar që trajneri e do shumë dhe që në këto ditë po kërkon ta bindë t’i bashkohet projektit Inter”.

“Megjithatë, mesfushori kërkon të nënshkruajë një kontratë shumë të mirë me zikaltrit, sepse e di se mund të jetë marrëveshja e fundit e mirë që mund të ketë në karrierën e tij. Kështu që kërkon një rrogë të ngjashme me atë që kishte te Bayern”.

Gjithmonë sipas portalit kilian, kërkesat e Vidal janë paksa të larta. Mesfushori, në fakt, duket se kërkon 12 milionë euro në sezon dhe një kontratë dyvjeçare  me opsion për një vit të tretë.

Të ngjashme