Vidal mund të transferohet në Ligue 1, nuk është më i paprekshëm te Interi

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal prej kohësh ishte kërkuar nga Interi, por zikaltërtit e transferuan atë vetëm në verën e vitit 2020.

Pas një starti shumë të mirë, Vidal tanimë ka humbur vendin në formacionin bazë të trajnerit Antonio Conte.

Lënia në bankën rezervë mund të bëjë që lojtari të kërkojë largimin në verën e këtij viti.

Mediumi francez, Le10sport ka raportuar se Olympique de Marseille po kërkon transferimin e lojtarit në verë.

33-vjeçari ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022, por ai mund të largohet nga Neroazzurët për një shumë prej tetë milionë eurove.

Marseille dëshiron të përforcohet me kilianin, pasi gjiganti francez synon që ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për vitin e ardhshëm.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka edhe nga MLS dhe Superliga e Kinës. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme