Vidal nuk përjashton ribashkimin me Conten te Interi

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal nuk do të përjashtojë një transferim në Serie A te Interi.

Vidal fitoi tri Scudetto me Conten kur ata punuan së bashku te Juventus midis viteve 2011 dhe 2014.

Megjithatë, Vidal mund të rikthehet në Serie A, por te rivali i madh i Juventusit, Interi, pasi synon një ri bashkim me Conten.

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, ai e di se unë jam një fitues dhe se ai mund të më besojë”, ka thënë fillimisht Vidal.

“Nuk ndjehem si një mjet shkëmbimi, sepse nuk jam më fëmijë. Përkundrazi, kam pasur një karrierë shumë të mirë”.

“Nuk mund të mendoj për tregun e transferimeve sa herë që ka një thashetheme për mua, përndryshe do të çmendem”.

“Tifozët në Camp Nou dhe në rrugë më bëjnë të ndihem shumë i dashur”, përfundoi kiliani.

Të ngjashme