Vidal: Ronaldo për mua nuk ekziston fare

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 12:18 | Nga

Të mërkurën në orën 20:00, Kupa e Konfederatave do të sjell gjysmëfinalen e madhe mes Portugalisë dhe Kilit. Në këtë sfidë do të ketë dhe një duel mjaft interesant mes Cristiano Ronaldo dhe mesfushorit Arturo Vidal, dy yjet që janë takuar gjatë këtij sezoni dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Cristiano është një djalë i zgjuar, por për mua nuk ekziston fare. Mendjen e kam te rezultati. I kam thënë shokut tim të skuadrës në Mynih, Joshua Kimmich, se do të takohemi sërish në finale ” ka thënë Vidal para ndeshjes duke injoruar portugezin.

Vidal ka “hesape për të larë” me portugezin, pasi kujtojmë që u ndëshkua me karton të kuq në mënyrë të padrejtë në Championsit ndaj Realit të Ronaldos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme