Vidal: Te Barça për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 09:21 | Nga

Arturo Vidal është prezantuar si lojtar i Barcelonës.

Kiliani tha mezi po pret të fillojë aventurën e tij me klubin spanjoll dhe se do të jap gjithçka në fushë për të fituar trofe.

“Të jem i sinqertë unë jam shumë i lumtur. Mezi po pres të filloj stërvitjen me bashkëlojtarët e rinj, të veshi këtë fanellë të famshme dhe të bëjë gjëra të rëndësishme këtu”.

“Është një ëndërr. Shpresoj të arrij objektivat e mi. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë”.

“Do sjelli shumë përpjekje, shumë pasion dhe të sigurohem që skuadra do të fitojë gjithmonë”.

“Gjatë kontratës time tre vjeçare, shpresoj që ne të fitojmë për çdo gjë që luajmë”.

“Jam i entuziazmuar të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Vidal për mikrofonat e klubit katalunas.

31-vjeçari i kushtoi u ble nga Bayern Munichu për 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme