Vidali planifikon të qëndroj te Barcelona

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kilian Arturo Vidal nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Kiliani është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A, Interi, por ai dëshiron të qëndroj te Barcelona dhe të luftoj për një vend në përbërjen startuese.

Vidal 32-vjeçar i është bashkuar Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Bayern Muencheni për 18 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 21 milionë fal klauzolave të vendosura në marrëveshje.

Vidal me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Stinorin e kaluar luajti 53 ndeshje në të gjitha garat me Barçën, ndërsa shënoi tre gola dhe asistoi shtatë tjerë.

Të ngjashme