Vidali refuzon Interin, mbetet te Barcelona

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal nuk do të transferohet në Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Barcelona ka refuzuar një ofertë nga Inter për Arturo Vidal, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Klubi nga Milano ofroi mundësinë e huazimit të mesfushorit kilian.

Mirëpo, Barcelona ishte e gatshme të konsideronte vetëm shitjen e tij, përcjell lajmi.net.

Vidal bëri 33 paraqitje në La Ligë për Barcelonën në edicionin e kaluar duke i ndihmuar skuadrës së trajnerit Ernesto Valverde ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë.

Të ngjashme